Psalmet 98

1 Këndojini Zotit një himn të ri sepse ka bërë mrekulli; dora e tij e djathtë dhe krahu i tij i shenjtë i kanë siguruar shpëtimin.

2 Zoti ka bërë të njohur shpëtimin e tij dhe ka shprehur drejtësinë e tij përpara kombeve.

3 Ai ka mbajtur mend mirësinë e tij dhe besnikërinë e tij për shtëpinë e Izraelit; të tëra skajet e tokës kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë.

4 Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.

5 Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës.

6 Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit.

7 Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj.

8 Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit,

9 sepse ai vjen të gjykojë tokën; ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me paanësi.

Vazhdoni leximin Psalmet 99...

Zoti mbretëron, popujt le të dridhen. Ai...

copyright ALB ABS VERSION
attribution Shoqëria Biblike Shqiptare (1994)
flag Raportoni një problem
Kopjuar në kujtesë.