Psalmet 128

1 Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.

2 Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.

3 Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!

4 Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.

5 Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.

6 Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.

Vazhdoni leximin Psalmet 129...

Shumë më kanë shtypur që në rininë time,...

copyright ALB ABS VERSION
attribution Shoqëria Biblike Shqiptare (1994)
flag Raportoni një problem
Kopjuar në kujtesë.