Psalmet 127

1 Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruanë rojet.

2 Éshtë e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.

3 Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.

4 Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.

5 Lum ai njeri që ka kukurën e tij plot! Ata nuk do të ngatërrohen kur të diskutojnë me armiqtë e tyre te porta.

Vazhdoni leximin Psalmet 128...

Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që e...

copyright ALB ABS VERSION
attribution Shoqëria Biblike Shqiptare (1994)
flag Raportoni një problem
Kopjuar në kujtesë.