Psalmet 120

1 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.

2 O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.

3 Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?

4 Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.

5 I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!

6 Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.

7 Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.

Vazhdoni leximin Psalmet 121...

Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më ...

copyright ALB ABS VERSION
attribution Shoqëria Biblike Shqiptare (1994)
flag Raportoni një problem
Kopjuar në kujtesë.