Psalmet 100

1 Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

2 I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.

3 Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.

4 Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.

5 Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.

Vazhdoni leximin Psalmet 101...

Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drej...

copyright ALB ABS VERSION
attribution Shoqëria Biblike Shqiptare (1994)
flag Raportoni një problem
Kopjuar në kujtesë.